Nga zgjedhjet Foto: Atdhe Mulla

Supremja Pranon Dy dhe Hedh Tri Ankesa për Zgjedhjet

Gjykata Supreme në një komunikatë për medie ka treguar se si ka vepruar në lidhje me ankesat e pranuara nga disa kandidatë për deputetë ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në komunikatë Supremja njofton se ka pranuar si të bazuara ankesat e  Jollxhi Shalës nga subjekti politik Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP) dhe Vehbi Imerit nga Koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

Supremja e ka konsideruar të pathemeltë ankesën e Muzejene Selmanit të Koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ndërsa i ka cilësuar të pabazuara ankesat e kandidatëve për deputetë Slavko Simiq Fadil Aliu, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi dhe Besnik Krasniqi.

Certifikimi i zgjedhjeve të 11 qershorit mund të bëhet vetëm pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të marrë konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme se të gjitha ankesat janë trajtuar.

KALLXO.com shkroi në ditën e fundit të qershorit për rrugën që ndiqet për certifikim zgjedhjesh.

http://kallxo.com/rruga-deri-te-certifikimi-rezultateve-te-zgjedhjeve/

Dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje në të cilën tregoi se pas rinumërimit të votave pati ndryshime në listën e atyre që do të hyjnë në Kuvend.

http://kallxo.com/rinumerimi-votave-e-le-ministrin-jashte-kuvendit/