Haki Rugova e Gani Dreshaj - Foto: KALLXO.com

Supremja: Istogu Shkon në Rivotim

Gjykata Supreme me anë të një komunikate bëri të ditur se ka refuzuar ankesat e LDK-së dhe AAK-së ndaj vendimit të PZAP-it për rivotim në Istog.

Supremja ka vendosur që Istogu të shkojë në rivotim, pasi këto ankesa i ka konsideruar të pathemelta.

Dy ditë më parë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendosi që në Komunën e Istogut të rivotohet, ndërsa kjo gjë u kundërshtua me ankesa në Supreme të partive që kanë në garë kandidatët në këtë komunë.

http://kallxo.com/istogu-shkon-ne-rivotim/

Vendimin e PZAP-it e kishin kundërshtuar edhe Haki Rugova, kandidati i LDK_së për kryetar të Istogut, njësoj sikur edhe Gani Dreshaj, kandidat i AAK-së për të parin e kësaj komune.

http://kallxo.com/haki-rugova-nuk-pajtohet-vendimin-e-pzap-per-rivotim-ne-istog/

http://kallxo.com/dreshaj-padrejte-vendimi-per-rivotim-ne-istog/

Numërimi i votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me aftësi të kufizuar përmbysën rezultatin në Istog, ku para këtij numërimi printe Haki Rugova, ndërsa në fund të numërimit Gani Dreshaj doli me më shumë vota.