Foto: Ilustrim

Sulmon Gruan pas një Mosmarrëveshjeje

Një mosmarrëveshje e çastit në mes të bashkëshortëve të komunitetit ashkali ka përfunduar me sulm fizik të bashkëshortit ndaj gruas së tij.

Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur në Gjakovë rreth orës 18:00 të ditës së djeshme.

Si pasojë e këtij sulmi viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa për mjekimin e këtyre lëndimeve është dashur t’i ofrohet tretmani mjekësor.

I dyshuari për shkaktimin e këtij sulmi me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.