Foto: Ilustrim

Sulmon Fizikisht ish-Gruan

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi sipas policisë ka sulmuar ish-gruan.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti në qytet ka takuar ish- gruan e tij ku në prezencë të dy vajzave e ka sulmuar fizikisht me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.

Policia më tutje tregon se e sulmuara ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendi të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të dhunës në familje.