Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Sulmon Fizikisht Gruan dhe Vjehrrin

Policia në Gjilan ka arrestuar një të dyshuar për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan e tij dhe babain e gruas.

Sipas Policisë, të sulmuarit kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti, i cili po trajtohet si dhunë familjare, ka ndodhur në Gjilan dje rreth orës 16:00.