Foto: Ilustrim

Sulmon Dy Vëllezërit e Tij

Një person është arrestuar dje në Ferizaj pasi që pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar dy vëllezërit e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Policia nuk ka dhënë detaje se cila ishte arsyeja e kësaj mosmarrëveshjeje, e cila çoi në përleshjen mes vëllezërve.

Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe më pastaj është dërguar në mbajtje.