Sulmojnë Punëtorin e KEDS-it

Policia në raportin e përditshëm njofton se ka arrestuar dy persona në Rrugën “Shote Galica” të Vushtrrisë nën dyshimet për pengim dhe sulm ndaj një punëtori të KEDS-it.

Të dyshuarit për sulm pas intervistimit janë liruar me urdhër të prokurorit.

Policia rastin e ka regjistruar si sulm ndaj personit zyrtar.

Sulmet ndaj punëtorëve të KEDS-it nuk janë të rralla.

KALLXO.com ka shkruar edhe për sulme tjera ndaj tyre.

http://kallxo.com/sulmohen-dy-punetore-te-keds-2/

http://kallxo.com/sulmohet-punetori-keds-2/

http://kallxo.com/sulmohet-punetori-keds/

Edhe në Pikën Kufitare “Dheu i Bardhë” një person është arrestuar pasi ka refuzuar kontrollin doganor dhe ka sulmuar doganierët e policët.

Këtij të arrestuari prokurori i ka caktuar ndalimin policor.