Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Sulmoi Bashkëshorten dhe Vjehrrën, i Vuri Zjarrin Shtëpisë

Sipas policisë, përleshja ka shkaktuar lëndime te njëri-tjetri, dhe pastaj i dyshuari i kishte vënë zjarrin shtëpisë dhe kishte kanosur se do ta djegë edhe banesën që kanë në Pejë.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë lokalizuar e shuar zjarrin edhe pse janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit janë liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.