Pamje - qyteti i Ferizajt

Sulmohet Tekniku i Emergjencës në Ferizaj

Një teknik që punon në Emergjencën e Ferizajt raportoi në polici se është sulmuar nga një person pas një mosmarrëveshjeje.

Policia njofton se është intervistuar i dyshuari për këtë sulm, i cili më pas ka shkaktuar edhe probleme tjera.

“Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti ka dëmtuar (gërvishtur) veturën zyrtare dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor”, thuhet në raportin policor.

Polici i sulmuar për edhe tekniku kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar.