Sulmohet Shtëpia e Vjehrrës së Oliver Ivanoviqit

Media raporton se shtëpia e vjehrrës së Oliver Ivanoviqit, politikani serb i Kosovës i vrarë së fundmi, në Mitrovicë është qëlluar me gurë në orët e para të mëngjesit.

Të enjten në mëngjes një  person i panjohur ka qëlluar një gur në orët e para të mëngjesit dritaren e shtëpisë së Nadezda Cvetniq, nënës së gruas së parë të Oliver Ivanoviqit, i cili u vra në Mitrovicë muajin e kaluar, njoftoi media lokale.

Sipas stacionit televiziv TV Most, vajza e Cvetniqit, Marina Ivanoviq, konfirmoi se incidenti ndodhi pak pas mesnatës.

Ivanoviq tha se nëna dhe vëllai i saj, të cilët ishin brenda në shtëpi në atë kohë, ishin trembur dhe nuk e dinë se cila mund të ketë qenë arsyeja e sulmit.

Oliver Ivanoviq, kreu i një partie serbe të Kosovës të quajtur Liri, Demokraci dhe Drejtësi, u qëllua para zyrës së tij më 16 janar dhe vdiq më pas në spital.

Vrasja e tij është dënuar gjerësisht nga zyrtarët e BE-së, ata serbë dhe kosovarë.

Ai shihej një politikan i moderuar në Kosovë që përkrahte bashkëjetesën midis pakicës serbe dhe shumicës shqiptare.

Megjithatë, ai po rigjykohej për urdhërimin e vrasjes së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës për pavarësi. Ai e deklaroi veten të pafajshëm.

Marina Ivanoviq ishte gruaja e parë e Oliver Ivanoviqit. Shtëpia që u shënjestrua ishte pranë vendit ku u qëllua Ivanoviqi.