Togeri Nuhi Fejza para shtëpisë së tij | Foto: KALLXO.com

Sulmohet Shtëpia e Togerit Nuhi Fejza

Shtëpia e një polici në Mitrovicë është sulmuar sot në mëngjes me granatë dore dhe plumba.

Lajmin për këtë sulm e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti.

“Sot në mëngjesin e hershëm nga persona ende të panjohur është sulmuar me plumba dhe granatë dore shtëpia e një pjesëtari të policisë,” tha Zahiti.

Ai tregoi se nuk ka të lënduar nga ky sulm, ndërsa bëri të ditur se policia rastin po e trajton si vrasje në tentativë.

Sipas Zahitit, hetuesit janë duke i kryer procedurat e nevojshme.

KALLXO.com mësoi se shtëpia i është sulmuar togerit Nuhi Fejza, që punon ne Stacionin Jug të Mitrovicës.

KALLXO.com shkroi në tetor të 2015 edhe për dy sulme tjera në shtëpitë e pjesëtarëve të policisë në veri të vendit.

http://kallxo.com/sulmohet-shtepia-e-nje-polici-ne-zubin-potok/

http://kallxo.com/sulm-apo-vjedhje-ne-shtepine-e-policit-ne-veri/