Foto: Ilustrim

Sulmohet një Punëtor i ‘Pastrimit’

Një punëtor i kompanisë “Pastrimi” është sulmuar sot në rrugën “Muharrem Cami”, në Prishtinë.

Drejtori i kompanisë “Pastrimi”, Feim Salihu  tha për KALLXO.com se rasti ka ndodhur për shkak të një veture të parkuar afër kontejnerëve.

“Zakonisht kemi probleme me parkim të veturave në vendet afër kontejnerëve. Rastin e kemi paraqitur në Polici, e cila po merret me të”, tha Salihu.

Ai shtoi se gjithmonë kanë probleme me parkimin e veturave afër kontejnerëve.

“Me  parkimet para kontejnerëve kemi gjithmonë probleme. Duhet me prit 1 orë deri sa të vjen dikush me largu veturën. Ne po i lajmërojmë Policinë për parkime të tilla të paligjshme por edhe reagimi i qytetarëve nganjëherë është i tillë”, u shpreh Salihu.

KALLXO.com në lidhje me rastin ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmetin.

Ajo tha se palët e përfshira në rast janë intervistuar nga Policia, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.