Mitrovica - Foto: Petrit Rrahmani

Sulmohet Inspektori i Komunës

Një inspektor i tregut i Komunës së Mitrovicës është sulmuar fizikisht nga dy persona.

Sulmuesit pasi e kishin kryer sulmin në rrugën “Shemsi Ahmeti në Mitrovicë ishin larguat nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur dje.

“Në rrugën ”Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë raportohet se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, një inspektor tregu, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Me vendimin e Prokurorit rasti mbetet në hetime”, njofton Policia.