Arkiv: Ilir Tolaj

Sulmohet Ish- Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj

Ish- sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, është sulmuar sot në qendër të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti, e konfirmoi incidentin i cili ka rezultuar me dy persona të arrestuar nën dyshimin për kryerje të sulmit.

“Rreth orës 14:00 ka ndodhur një rrahje në rrugën Rexhep Luci”, tha Ahmeti.

Deri më tani ende nuk dihet se kush e ka kryer veprën, ndërsa sipas Ahmetit, policia është duke e hetuar rastin.