Sulmohen në Dy Raste Zyrtarët Policorë

Pjesëtarë të Policisë së Kosovë kanë qenë cak i disa sulmeve gjatë 24 orëshit të kaluar.

Në dy raste të ndara, zyrtarët policorë janë sulmuar fizikisht nga persona të cilët më pas janë arrestuar.

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Gllamnik të Komunës së Podujevës, dy persona kanë sulmuar fizikisht policët duke u shkaktuar lëndime trupore.

Dy burra shqiptarë janë arrestuar, ndërkaq policët kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

Në rastin e dytë, disa policë kanë pësuar sulm fizik nga një burrë i komunitetit rom në qytetin e Rahovecit.

Ky person gjithashtu është arrestuar dhe  sipas raportit ditor, është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të sulmeve ndaj personave zyrtarë. Shkrimet e tilla mund t’i lexoni këtu.