Sulmohen Dy Punëtorë të KEDS-it

Policia njofton se janë sulmuar dy punëtorë të KEDS-it derisa po kryenin shkyçje nga rrjeti i energjisë elektrike në Komogllavë të Ferizajt.

Dy punëtorët e KEDS-it njoftuan policinë se janë sulmuar nga dy persona.

“Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Prokurori është njoftuar për këtë sulm.

KALLXO.com ka shkruar edhe për sulme tjera ndaj punonjësve të KEDS-it.

http://kallxo.com/sulmohet-punetori-keds-2/

http://kallxo.com/sulmohet-punetori-keds/