Foto: Ilustrim

Sulm me Qen në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që dyshohet se lëshoi qenin e tij për ta kafshuar një person tjetër.

Një burrë në Prizren ka përdorur një mënyrë të pazakontë për të sulmuar një person me të cilin kishte mosmarrëveshje.

Dje në orët e vona pas mesnatës në rrugën ‘Pushkatarët’, në Prizren, i dyshuari kishte lëshuar qenin e tij i cili ka kafshuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit ditor, i lënduari ka marrë trajtim të menjëhershëm në QKUK ndërkaq i arrestuari është dërguar në mbajtje.