Foto: RTV 21

Sulm në Kabul- Disa të Vrarë

Nga një bombë vetëvrasëse kanë mbetur të vrarë të paktën tre persona dhe 79 të tjerë të plagosur në qendër të Kabulit në Afganistan, kanë njoftuar zyrtarët.

Ky shpërthim ndodhi pranë ndërtesës së vjetër të Ministrisë së Brendshme, e cila është pranë zyrave të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Lartë të Paqes.

Talibanët kanë thënë se ata e kanë kryer sulmin.

Ka njoftime se një ambulancë është përdorur për të fshehur bombën, transmeton rtv21.tv.

Dëshmitarët thonë se zona e ambasadave të huaja dhe selia e policisë së qytetit ishte e mbushur me njerëz kur bomba shpërtheu.

Tymi është parë nga i gjithë qyteti. Një javë më parë, militantët talebanë vranë 22 persona në një hotel luksoz Kabul./21Media