Arkiv

Sulm në Hamburg një i Vdekur

Një qytetarë gjerman ka vdekur e disa të tjerë janë lënduar nga një sulm në qytetin e Hamburgut

Mediat Gjermane kanë ngritur dyshime për akt terrorist pasi sipas tyre sulmuesi ka bërtitur “Allahu Ekber”. Sulmuesi është kapur nga policia gjermane, e cila ka rrethuar zonën dhe po merret me hetimin e motiveve të kryerjes së krimit.

Policia Hamburg pas sulmit ka njoftuar në llogarinë zyrtare në Tëitter që ende nuk kanë informacion të qartë në lidhje me motivin ose numrin e të plagosur në sulmin që ndodhi këtë pasdite në një supermarket në qytetin gjerman të Hamburgut.

“Ne nuk kemi informacion të qartë në lidhje me motivin ose numrin e plagosur”, policia Hamburg në Tëitter.

Ndërkohë, revista “Bild” raporton se personat brenda marketit janë sulmuar me thikë dhe ka publikuar një person të mbuluar në gjak, që thuhet se ai është autori i sulmit.

Nga ana e saj policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të qëndrojnë larg vendngjarjes.