Ndërtesa e Komunës së Suharekës | Foto: KALLXO.com

Suharekasi i Dyshuar për Krime Lufte ndaj Shqiptarëve Vizitoi Shpesh Kosovën

Agim Sahitaj vizitoj disa herë fshatin banorët shqiptarë të të cilit pretendohet se i largoj me forcë gjatë luftës së vitit 1999.

Prokuroria Speciale e Kosovës pretendon se Shqiptari nga Sopia e Suharekës në bashkëpunim me forcat serbe kreu krime në këtë fshat saktësisht në familjen Elshani ndërsa morri pjesë edhe në depërtimin e bashkëfshatarëve shqiptarë nga Sopia.

NDËRLIDHUR

Kallxo.com ka zbulon se i dyshuari për krime të luftës e kishte vizituar disa herë vendin ku pretendohet se kishte kryer krimin.  KALLXO ka  siguruar deklaratën që Sahitaj e ka dhënë para gjykatësit të procedurës paraprake. Aty Sahitaj përpos se ka deklarua pafajësinë ka treguar se disa herë që nga paslufta e kishte vizituar fshatin dhe nuk ishte përndjekur nga askush. Në fshat i kam vëllezërit dhe sa herë që vijë nga Gjermania i vizitoj”ka thënë Sahitaj para gjykatësit. Ai ka treguar se një ditë para arrestimit kishte qëndruar në fshatin e tij.

Prokuroria Speciale pretendon se  se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në prill të vitit 1999 i dyshuari Agim Sahitaj, i uniformuar dhe i armatosur, ka vepruar së bashku me pjesëtarët e forcave serbe ku kanë vrarë, plagosur, rrahur, maltretuar, plaçkitur dhe dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre në drejtim të Shqipërisë popullatën civile shqiptare.

Prokurori i prokurorisë speciale Sylë Hoxha gjatë leximit të kërkesës mbi caktimin e masës së paraburgimit ka deklaruar se i dyshuari në bashkëkryerje ka kryer krime kundër civilëve shqiptarë.

“Gjatë vitit 1999 me datën dy prill Agim Sahitaj së bashku me pjesëtarët e forcave serbe kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Sopi të Suharekës, ku aty edhe ka plagosur në këmbën e djathë S.E., ndërsa ka vrarë në vend A.K., pastaj i dyshuari ka shtënë në drejtim të A.E., por për fat nuk e ka qëlluar”, ka thënë prokuroi i rastit  Sylë Hoxha.

Prokurori gjatë deklaratës së tij gjithashtu tregon se si po atë ditë i dyshuari Agim Sahitaj ka maltretuar, plaçkitur e dëbuar civilët shqiptarë nga fshati i tyre.

“Po ashtu në ditën kritike i njëjti në bashkëkryerje me personat e tjerë ka marrë pjesë në plaçkitje, rrahje, maltretime dhe se në të njëjtën ditë në fshatin Sopi janë vrarë 38 civilë shqiptarë pa uniforma. Po ashtu siç shihet nga shkresat e lëndës shihet se i dyshuari me bashkëkryerësit e tjerë i kanë dëbuar fshatarët e fshatit Sopi që të largohen në drejtim të Shqipërise” pretendon prokuroria.

Në dosjen e lëndës nuk sqarohen arsyet pse 16 vite pasluftës prokuroria nuk kishte ndërrmarrë asnjë veprim për të hetuar këto veprime të dyshimta përderisa njëra nga arsyet kryesore të caktimit të paraburgimit është rreziku që i dyshuari të ikë nga vendi.

Sahitaj është arrestuar javën e kaluar me urdhër të Prokurorisë Speciale ndërsa do qëndroi në paraburgim për 30 nëse nuk ka një vendim tjetër.

ETIKETA

13 Gusht 2017 - 20:28

Agita Muhadri 13/08/2017 - 20:28
NDËRVEPRIMI0

Suharekasi i Dyshuar për Krime Lufte ndaj Shqiptarëve Vizitoi Shpesh Kosovën

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend