Shpërndarja e mollave | Foto: KALLXO.com

Suhareka Me Molla Kundër Duhanit

Nxënësit e shkollës fillore “Destan Bajraktari” të Komunës së Suharekës dolën sot në Sheshin “Fadil Vata” për t’u dhënë këshilla qytetarëve lidhur me duhanin.

Ata u sugjeruan atyre që të mos pinë duhan por të hanë molla.

Elina Shala, njëra nga nxënëset e përfshira në aksionin për dhënien e mollëve qytetarëve, shpjegoi për KALLXO.com se pse kanë zgjedhur këtë pemë në lidhje me vetëdijesimin për të këqijat që sjell duhani.

“Na kemi marrë molla që një mollë është ma e shëndetshme sesa një cigare, për shkak se cigaret shkaktojnë sëmundje të parakohshme, shkaktojnë kancerin gjë që ndikon shumë negativisht tek ne,” tha ajo.

Për mollët në vend të duhanit foli edhe mësuesja Nexhmije Murati.

“Po, mollët janë të shëndetshme, na e dimë çfarë efekti kanë, çfarë vlera ushqyese kanë dhe për këtë arsye më mirë të hamë një mollë sesa të pimë një cigare që është e dëmshme për organizimin tonë,” tha Murati

Sipas mjekëve miliona njerëz vdesin në botë nga konsumimi i duhanit.