Komisioni Qendror i Zgjedhjeve | Foto: KALLXO.com

Subjektet Politike deri të Hënën Afat për Korrigjim të Listave

Sipas kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka deri të hënën në mbrëmje subjektet politike kanë kohë të bëjnë korrigjimet e listave.

“Deri më 22 maj pra të hënën, mund të bëhet korrigjimi i listave”, tha Daka.

Ajo shtoi se të martën do të certifikohen listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Subjektet politike zgjodhën minutat e fundit para orës 24:00 të 19 majit për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për këto zgjedhje.

Përfaqësuesit e subjekteve politike që dorëzuan listat, thanë se nuk kishte pakënaqësi gjatë hartimit të tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se në zgjedhje kanë aplikuar pesë koalicione, 19 parti dhe dy iniciativa qytetare.

http://kallxo.com/partite-dorezojne-listat-ne-minutat-e-fundit/

Zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen më 11 qershor, pasi qeveria e Isa Mustafës më 10 maj u rrëzua nga një mocion mosbesimi, ndërsa Presidenti Thaçi shpërbëu Kuvendin.

http://kallxo.com/kuvendi-rrezoi-qeverine-mustafa/