Sarajevë

Stuhitë e Borës dhe Epidemia e Gripit Përfshijnë Ballkanin

Shqipëria

Bora e dendur në Shqipëri ka shkaktuar vështirësi në shumë rrugë ndërsa disa kompani private janë paditur për mosmirëmbajtjen e tyre.

Mungesa e ujit është gjithashtu një problem i zakonshëm për shqiptarët për shkak se uji ka ngrirë në depozita. Mungesa e energjisë elektrike në disa zona e ka bërë situatën më të vështirë për shumë komunitete.

Qeveria të shtunën tha se shkollat dhe kopshtet do të qëndrojnë të mbyllura deri më 14 janar për të parandaluar përhapjen e një epidemie gripi, që ka përfshirë vendin gjatë temperaturave shumë të ulëta.

Bosnja

Temperaturat e ulëta, bora dhe akulli në disa zona në Bosnje, përfshirë kryeqytetin Sarajevë kanë shkaktuar mungesë të elektricitetit dhe kanë bllokuar rrugët gjatë fundjavës dhe të hënën duke shkaktuar gjithashtu prishje të sistemeve të ngrohjes në vend.

Temperatura deri në -30 gradë kanë prekur qytetet e ndryshme në vend, përfshirë Sarajevën në -20 gradë gjë që ka shkaktuar mungesë uji dhe dritash. Lidhja e Sindikatave në Sarajevë ka bërë thirrje që punëdhënësit të mbrojnë stafin nga moti ekstrem.

Në 1000 raste është nevojitur asistenca rrugore gjatë fundjavës sipas Klubit të Automobilëve në Bosnje-Hercegovinë.

Bullgaria

Të hënën në të gjithë territorin e Bullgarisë u deklarua kodi i verdhë i emergjencës për shkak të temperaturave të ulëta ekstreme.

Moti i përkeqësuar ka shkuar në temperatura nga -8 deri në -16 gradë celsius në disa pjesë të vendit.

Megjithëse shumica e rrugëve dhe autostradave janë pastruar nga bora, shoferët janë këshilluar të shmangin udhëtimin për shkak të reshjeve të vazhdueshme.

11 fshatra në verilindje kanë mbetur pa elektricitet për shkak të motit ekstrem.

Që nga e hëna ushtria është dërguar për të ndihmuar luftën kundër kushteve të këqija të motit.

Si rezultat i temperaturave nën zero dhe gripit, nxënësit do të qëndrojnë në shtëpi deri më 11 janar.

Kushtet e këqija të motit kanë marrë jetën e disa personave të gjithë emigrantë.

Kosova

Ministria e Arsimit në Kosovë shtyu fillimin e shkollës deri më 16 janar për shkak të temperaturave të ulëta dhe një epidemie të mundshme gripi.

Si rezultat i borës, shumë fshatra malore në Kosovë janë izoluar në fundjavë.

Vendet që kanë vuajtur më së shumti nga moti i keq janë fshatrat Dragash, si dhe Kacaniku, Mitrovica, Kamenica, Podujeva, Istog dhe Peja.

Me 6 janar, kryebashkiaku i Prishtinës Shpend Ahmeti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytet për 48 orë.

Temperaturat në Prishtinë kanë rënë deri në -24 gradë celsius duke shkaktuar telashe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku fluturimet janë anuluar ose transferuar.

Kroacia

Temperaturat në Kroaci ranë deri në -22 gradë të dielën, ndërsa temperatura shumë të ulëta u regjistruan në rajonin bregdetar të Dalmacisë, duke shkaktuar edhe ngrirje të detit.

Për shkak të ngrirjes së tubacioneve të ujit disa qytete në Kroaci mbeten pa ujë të pijshëm dhe energji elektrike.

Mali i Zi

Moti ekstrem në Malin e Zi pa temperatura deri në -20 gradë celsius gjatë natës, duke vënë në rrezik popullatën.

Një kod i verdhë për erëra të forta dhe stuhi bore u lëshua të premten.

Në kryeqytetin Podgoricë, temperaturat ranë deri në -7 gradë të dielën ndërsa disa qytete në veri të vendit përjetuan reshje të dendura bore.

Temperaturat më të ftohta të regjistruara këtë dimër kanë detyruar autoritetet të mbyllin portin më të madh të vendit në Tivar për herë të parë në gjysmë shekulli.

Në verilindje, disa rrugë u bllokuan të premten për shkak të situatës së borës.

Transporti është paralizuar në disa zona në veri dhe dhjetëra fshatra kanë mbetur pa energji prej disa ditësh.

Serbia

Stuhi bore kanë prekur disa komuna jugore në Serbi duke çuar në gjendje emergjence.

Qarkullimi në lumë ka ndaluar në Sava dhe Danub, si dhe në lumin e Madh Morava për shkak të akullit, gjë mjaft e pazakontë për ujërat e ngrohtë të këtij lumi.

Fëmijët në Serbi megjithatë po shijojnë pushimet e gjata të Krishtlindjeve deri të mërkurën për shkak të gripit.

Në një situatë të kuqe moti, “Rrugët e Serbisë” ka këshilluar shoferët të qëndrojnë në shtëpi nëse është e mundur ose të përdorin goma dimri dhe zinxhirë kur është e nevojshme.