Arsim Bajrami në konferencën e "Alb- Shkencës" | Foto: RTV 21

Studiuesit: Nuk po Ndihmohet Shkenca

Të mbledhur në Prishtinë në konferencën shkencore të organizuar nga Instituti i Studiuesve Shqiptarë “Alb-Shkenca”, studiuesit u ankuan se nuk po kanë përkrahje nga institucionet në Tiranë e Prishtinë.

Drejtori i Institutit Gentian Zymberi, tha se në këto 10 vjetët e fundit nuk i është dhënë vëmendje e duhur kërkimit shkencor, as nga institucionet dhe as nga aktorët e tjerë.

Sipas tij, mungojnë fondet për të mbështetur kërkimin shkencor, e gjithashtu mungojnë edhe kushtet në laboratorë dhe kushte tjera.

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami theksoi se edhe pse MAShT-i e ka mbështetur konferencën, kjo ngjarje ka nevojë për përkujdesje shtetërore.

Bajrami bëri apel te qeveritë që pritet të konstituohen në Tiranë e Prishtinë që të rrisin fondet për shkencë, në mënyrë që të stimulohen hulumtuesit dhe shkenctarët e rinj.

Bajrami deklaroi se studiuesit me punën e tyre do të mund të ndihmojnë edhe në zhvillimin e përgjithshëm të inovacionit, por edhe të zhvillimit ekonomik të Kosovës e Shqipërisë./21Media