Studentët Protestojnë Para Objektit të Kishës në UP

Ata në dorë kishin disa fotografi për të cilat thanë se janë të “kriminelëve serbë që shëtisin të lirë”, por përpjekja e tyre për t’i varur ato fotografi në murin e objektit të kishës hasi në rezistencë të policisë.

Studentët kërkuan lirimin e kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj i cili po mbahet në Francë, duke u mbrojtur në liri pas arrestimit dy javë më parë në bazë të një fletarresti serb të vitit 2004.

Pasi nuk arritën ta realizojnë skenarin për t’i varur fotografitë në mur, studentët i lanë ato në borë, para objektit të kishës.