Studentët Kundërshtojnë Uljen e Shumës së Bursës

Organizata studentore “Reforma” sot para rektoratit të UP-së do të zhvillojë një aktivitet simbolik për të shprehur kundërshtimin ndaj vendimit të Këshillit Drejtues të UP-së për uljen e vlerës së bursës studentore që ndan Universiteti i Prishtinës për studentë të shkëlqyeshëm nga 900 në 500 euro.

Këtë aktivitet simbolik do ta zhvillojnë disa studentë të Fakultetit të Arteve të Bukura nga Departamenti i Artit Figurativ.

Studentët kërkojnë që bursa të kthehet në vlerën 900 euro.

Aktiviteti pritet të fillojë në orën 13:00.

Ndryshe, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë vendim për uljen e shumës së bursës që u ofrohet studentëve të suksesshëm në nivelin Bachelor.

Në një vendim të datës 27 dhjetor bëhet e ditur se bursat që do t’u shpërndahen studentëve për vitin akademik 2017/2018 do të jenë në shumën 500 euro.

Të shtunën, kryeministri Ramush Haradinaj tha se nuk do të ketë ulje të shumës së bursës dhe premtoi se do të angazhohet që të shikojë mundësitë që ajo të jetë edhe më e lartë/21Media

http://kallxo.com/haradinaj-nuk-do-te-zvogelohet-shuma-e-bursave/