Rektorati i Universitetit të Prishtinës | Foto KALLXO.com

Studentët Kundër Shkurtimit të Shumës së Bursës

Organizata studentore “Reforma” sot nëpërmjet një konference për media do të shprehë shqetësimin pas vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për uljen e vlerës së bursës studentore që ndan UP për studentë të dalluar nga 900 euro në 500 euro.

Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet para rektoratit të UP-së, duke filluar nga ora 13:00.

Esat Kelmendi, Sekretar i Përgjithshëm në UP kishte thënë se një prej arsyeve për këtë vendim është ulja e të hyrave që universiteti merr nga pagesat e studentëve që shkakton kufizime buxhetore për këto bursa.

Në një vendim të datës 27 dhjetor thuhet se bursat që do t’u shpërndahen studentëve për vitin akademik 2017/2018 do të jenë në shumën 500 euro./21Media