Rektorati i Universitetit të Prishtinës | Foto KALLXO.com

Studentët Kërkojnë Rritje Sistematike të Bursës

Studentë të Universitetit të Prishtinës nga organizata studentore Reforma Studentore’, janë shprehur të kënaqur tani për tani me shumën e bursës 600 euro, raporton KALLXO.com

Rektorati i Universitetit të Prishtinës ishte përballur me protesta studentore ditëve të fundit për shkak të një vendimi të Këshillit Drejtues të UP-së për uljen e shumës së bursës për studentët meritorë nga 600 , në 500 euro.

Pas reagimeve të shumta që erdhën edhe nga Ministri i Arsimit, Shyqeri Bytyqi dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ky vendim u rishqyrtua.

Megjithatë, sipas Kryetarit të ‘Reformës Studentore’, Shkumbin Bytyqi, studentët nuk do të jenë të kënaqur derisa shuma e bursës të kthehet në 900 euro, sa kishte qenë vite më parë.

“Ne kemi arritur qëllimin tonë që K.D i UP-së ta kthej në rishqyrtim vendimin dhe të merr vendimin e ri për të rritur bursat. Ne si organizatë dhe si studentë të UP-së kemi pranuar qe vlera e bursës të rritet sistematikisht ashtu siç ka rënë në vitet e fundit në mënyre sistematike”, tha Bytyqi për KALLXO.com.

Ditën kur vendimi për uljen e bursave u rishqyrtua nga Këshilli Drejtues i UP-së, disa studentë kishin protestuar përmes këngëve në oborrin e rektoratit.

http://kallxo.com/studentet-muzike-kerkojne-rritje-te-bursave/

Në anën tjetër, Ministri Bytyqi të premten mori vendim për shkarkimin e anëtarëve të emëruar të MASHT-it në UP.

http://kallxo.com/ministri-shkarkon-anetaret-e-masht-ne-bordin-e-se/