Protesta e studentëve në Pejë për bursat | Foto: KALLXO.com

Studentët e Pejës Kërkojnë Bursa nga Kryeministri

“Reflekto Kryeministër, duam bursa”, ishte motoja e studentëve protestues para Rektoratit të Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.

Kryetari i organizatës studentore “Zëri Studentor Pejë”, Ardit Berisha, tha se ka vite që studentet e dalluar të këtij universiteti nuk marrin bursa.

“Që nga viti 2014 studentëve të këtij universitetit i është mohuar e drejta e tyre elementare, e drejta e bursës. E drejta për të kërkuar përkrahje, e drejta për të marrë mbështetje institucionale, e drejta për t’u motivuar në kërkim të dijes dhe kapjes së majave të suksesit”, tha ai.

Berisha më tutje kërkoi reflektim të Kryeministrit Haradinaj në lidhje me bursat për studentët e dalluar të “Haxhi Zekës”.

“I nderuari kryeministër duam të të shohim ty a do të reflektosh kundër këtij krimi që është bërë që katër vite”, tha kryetari i organizatës studentore “Zëri Studentor Pejë”.

Fadil Millaku rektori i universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë pas përfundimit të protestës se studenteve, tha se disa herë ka bërë kërkesa për mbështetje financiare të studenteve të dalluar, por ato nuk janë marrë parasysh.

Për bursat e studentëve në “Haxhi Zeka” Millaku tha se ndahen në vit vetëm 10 mijë euro që nuk mjaftojnë për 150 studentë- pretendentë për to.

Millaku tha se me vendim të Senatit këto para janë duke u përdorur për studentët që u mbajnë orë shtesë studentëve që kanë nevojë për ato orë.

Millaku tregoi pse universiteti nuk ka mundësi të ndajë bursa.

“Problemi është që të hyrat tona, të hyrat e studentëve tanë nuk vinë në fondin e universitetit, po shkojnë në fondin e qeverisë. Ne ato mjete nuk i shohim për këtë arsye ne nuk kemi asnjë mundësi me nda bursa, kur nuk ki mjete”, tha rektori

Protestën e studenteve sot para rektoratit e ka mbështetur edhe organizata “Syri i Vizionit” në Pejë.

Edhe në Prishtinë u protestua pasi Këshilli Drejtues i UP-së uli për 100 euro shumën e bursave, por kjo shumë u kthye prapë në vlerën që kishte,