Studentët Ankohen se Nuk Morën Paratë e Bursës së MAShT

Disa nga përfituesit e bursave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thonë se nuk i kanë marrë ende ato, gati dy muaj pasi janë ndarë.

Më 24 dhjetor të vitit të kaluar MAShT ndau  732 bursa për studentë të universiteteve publike të Kosovës, por zyrtarë të Ministrisë thonë se ka pasur disa probleme teknike dhe administrative që e kanë pamundësuar ndarjen me kohë të tyre.

Por, Faton Fetahu nga MAShT-i tha për KALLXO.com tha se bëhet fjalë për një përqindje të vogël të bursave që nuk janë ndarë.

“Ka pasur disa probleme teknike administrative, ndërkaq ka një javë që Ministria e Arsimit i ka ridërguar këto lista kështu që ose pritet brenda këtyre ditëve ose javën e ardhshme të dalin të gjitha, pra kjo çështje është rregulluar,” deklaroi Fetahu.

Por ai nuk dha një numër të saktë se sa studentë nuk e kanë marrë ende bursën.

“Nuk ka shifër konkrete se sa studentëve nuk iu kanë dalë bursat por më pak se 1/3 e studentëve përfitues të bursës,” shtoi Fetahu.

Sipas studentëve, Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami në një koktej me përfituesit e bursave iu kishte premtuar se bursat do të dalin në dhjetor..

“ MASHT-i na thanë se brenda muajit dhjetor 2015 do të na qesin të hollat në xhirollogaritë tona në vlerë prej 418 euro por akoma nuk ka përgjigje nuk na përgjigjen në tel ose e hedhin fajin te ministria e financave,” është shprehur një ankues që dëashiroi të mbetej anonim.

http://kallxo.com/ministri-bajrami-bursa-per-studente-dhe-thirrje-per-cilesi/