Bartja e kompetencave | Foto: KALLXO.com

Stomatologët Tash Rilicencohen nga Oda e Tyre

Ministri në detyrë i Shëndetësisë dorëzoi kompetenca shtesë te Oda e Stomatologëve.

Oda e Stomatologëve tash do të bëjë rilicencimin e këtyre punonjësve shëndetësorë, pasi mori kompetenca për këtë gjë nga Ministria e Shëndetësisë.

NDËRLIDHUR

Vendimin me të cilin rilicencimi i stomatologëve bartet nga ministria te oda, ia dorëzoi dje Kujtim Shalës, kryetarit të Odës së Stomatologëve të Kosovës, ministri në largim i Shëndetësisë Imet Rrahmani.

Ministri Imet Rrahmani tha se me bartjen e kësaj përgjegjësie nga MSh tek OSK, pothuajse po arrihet të përfundohet cikli i bartjes së kompetencave tek Odat e Profesionistëve Shëndetësorë.

“Oda e Stomatologëve ka arritur t’i zhvillojë kapacitetet për bartjen e kompetencave të rilicencimit, kështu që me bartjen e kësaj përgjegjësie, i dëshirojmë OSK-së punë efikase në ushtrimin e përgjegjësive të saja publike”, tha Imet Rrahmani.

Kryetari i Odës së Stomatologëve Kujtim Shala tha se kjo odë do të vazhdojë procesin e fuqizimit të saj, për të dhënë kontributin në sistemin shëndetësor të Kosovës.

Ministria do t’i ndihmojë odës gjatë bartjes së përgjegjësive dhe dokumentacionit për fillimin e procesit të rilicencimit.

Imet Rrahmani përmendi edhe bartjen e përgjegjësive të Oda e Mjekëve, duke treguar se ministria do të mbikëqyr punën e odave sipas ligjit.

“Vlerësoj se është bërë punë e madhe në funksionalizimin e odave pavarësisht se vendosja e afateve në ligj, ka qenë si një lloj mbingarkese në këtë proces”, tha Rrahmani.

Odës së Farmacistëve, Odës së Infermierëve, Odës së Fizioterapeutëve dhe Odës së Stomatologëv i ishin bartuar nga MSh edhe kompetencat për akreditimin e programeve të edukimit të vazhduar profesional dhe çështjeve etike vitin e kaluar.

Imet Rrahmani është bërë pjesë e krypometrit- produktit të KALLXO.com për matjen e vërtetësisë së deklaratave publike, edhe për vonesat në krijimin e odave të profesionistëve shëndetësorë.

http://kallxo.com/krypometer/ngecjet-e-projekteve-kryesore-ne-shendetesi/

14 Korrik 2017 - 13:00

Paulina Nushi 14/07/2017 - 13:00
NDËRVEPRIMI0

Stomatologët Tash Rilicencohen nga Oda e Tyre

by Paulina Nushi
NA NDIQNI

Send this to a friend