Sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg - Foto: REL/AFP

Stoltenberg: NATO-ja do të Ndihmojë në Evitimin e Konfliktit në Ballkan

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit që t’i ulin tensionet.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve ta bëjnë atë që munden për reduktim të tensioneve, për evitimin e retorikës nxitëse dhe të sigurojnë që ne të mos shohim përsëri ndonjë konflikt të armatosur në këtë rajon”, tha sot Stoltenberg në një konferencë për gazetarë në Bruksel, në ditën e dytë të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Më tutje ai theksoi se “përgjegjësinë kryesore” për evitimin e konflikteve eventuale, “natyrisht e kanë vendet e rajonit, por NATO-ja do të jetë atje për të ndihmuar dhe mbështetur dhe për të siguruar se ne i shmangemi çfarëdo lloji të konfliktit të armatosur në Ballkanin Perëndimor”. (REL)