Stilistët Kosovarë Prekin Bollywood-in

Një fustan i stiluar nga stilistët kosovarë, Kujta dhe Meri është veshur nga aktorja e famshme e filmave të Bowywood-it, Parineeti Chopra përderisa ajo po merrte pjesë në ceremoninë për ndarjen e çmimeve kryesore të kinematografisë në ‘Filmfare Awards 2018’.

Aktorja indiane, Parineeti Chopra ishte e nominuar me çmimin ‘aktorja më e mirë’.

Përderisa nga mediat dhe fanatikët e modës si Vogue dhe MTV mori epitetin si veshja më e mirë në ceremoni ‘Best dressed’.

Edhe aktorja e famshme bollywood-iane i ka falënderuar stilistët kosovarë Kujta dhe Meri për fustanin e saj.