Pamje nga Peja | Foto: KALLXO.com

Spitali i Pejës shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ pas aksidentit të autobusit

Spitali i Përgjithshëm në Pejë thotë se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi pranoi 21 persona të cilët pësuan lëndime në aksidentit esë shtunës pasdite në rrugën Pejë- Istog.

Më herët KALLXO.com raportoi për një aksident në të cilin raportohet se ka qenë ipërfshirë një autobus.

“Pas aksidentit të autobusit në Spitalin e Pejës janë ardhur për trajtim 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Spitali në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për KALLXO.com se një aksident trafiku ka ndodhur në vendin e quajtur “Dy Desh” në rrugën Pejë- Istog në anën e Podgurit.

“Asnjë nga pacientët nuk janë rrezik për jetë dhe 24 pacientë janë duke u trajtuat në Spitalin e Pejës”, thotë komunikata.

Sipas komunikatës, lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në fytyrë dhe pjesë të trupit.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar”.

“Në Spitalin e Pejës gjendet edhe Zëvendës Ministri Dr. Ali Berisha që po përcjell nga afër gjendjen e krijuar”, thuhet në komunikatë.