Spitali e Policia Japin Detaje për të Plagosurit në Pejë

Mjeku i Emergjencës së Spitalit Rajonal të Pejës, Mit’hat Jakupi, ka folur për gjendjen shëndetësore të katër personave që sot u plagosën me armë zjarri në qendër të qytetit.

Mjeku tha se dy nga katër të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe se janë dërguar në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës.

NDËRLIDHUR

“I kanë sjellë katër të lënduar prej të cilëve dy më rëndë. Pas përfundimit të rëntgenit e ultra-zërit dy i kemi dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, tha Jakupi.

Ai tregoi se dy personat e dërguar në QKUK kanë shumë plagë nga armët e zjarrit.

“Lëndime të rënda trupore, ka shumë plumba. Njëri ka plumbin në kokë, kështu sipërfaqësisht jo në tru, tjetri në shpinë, tjetrën dorë me gjakderdhje”, tregoi mjeku.

Po ashtu, dr. Jakupi tregoi edhe për gjendjen shëndetësore të dy të miturve, të cilët kishin pësuar plumbat ndërkohë që ishin kalimtarë rasti.

“Ndërsa një fëmijë kalimtar i rastit është lënduar në këmbën e majtë, është pranuar në Ortopedi, ka shumë predha të plumbit, ato ndërkohe do t’i trajtojmë. Një vajzë tjetër e rritur ajo ka pasur veç një gërvishtje, kemi këqyrë mos ka ndonjë thyerje, ndonjë plumb brenda nuk ka, e kemi liruar në shtëpi”, tha mjeku.

Në anën tjetër, Policia Rajonale e Pejës përmes njoftimit për media ka bërë të ditur inicialet e personave të plagosur sot pasdite në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë.

“Personat e plagosur në këtë rast janë:  B.K. m/k/sh (1983), N.K. m/k/sh (1976), B.R. f/k/sh (e mitur), G.L. m/k/sh (i mitur)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës.

Për dy të miturit Policia bëri të ditur së kanë qenë kalimtarë rasti kur ishin shkrepur armët.

Po ashtu, njoftimi i Policisë së Pejës konfirmoi arrestimin e katër personave të dyshuar të këtij rasti dhe konfiskimin e tri armëve të kalibrave të ndryshëm.

KALLXO.com gjatë raportim të kësaj ngjarje raportoi për arrestimin e të 4 të dyshuarve.

Katër të Arrestuar për Plagosjet në Pejë

Po ashtu KALLXO.com gjatë ditës në vazhdimësi raportoi rreth këtij rasti, ku u plagosën katër persona.

http://kallxo.com/dy-femije-dy-te-rritur-te-plagosur-ne-peje-video/

07 Qershor 2017 - 18:48

Shkodran Nikçi 07/06/2017 - 18:48
NDËRVEPRIMI105

Spitali e Policia Japin Detaje për të Plagosurit në Pejë

by Shkodran Nikçi
NA NDIQNI

Send this to a friend