Vendimi i AKK-së

Spiriq i Shmanget Konfliktit të Interesit

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka mbyllur rastin e Aleksandar Spiriq, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut pasi ai ka shmangur gjendjen e konfliktit të interesit.

AKK rastin ndaj Spiriq e kishte hapur nën dyshimin e bazuar për konflikt interesi gjatë ushtrimit të funksionit publik, pasi ai në të njëjtën kohë ishte edhe nënkryetar i Komunës edhe pronar në biznesin privat “Video Production Dankos”.

Sipas vendimit të AKK-së, Aleksandar Spiriq, është njoftuar me shkresë zyrtare për fillimin e procedurës për shqyrtimin e gjendjes së mundshme të konfliktit të interesit pas së cilës ai ka kontaktuar zyrtarët e Agjencisë.

Pas takimit, nënkryetari Spiriq i kishte dërguar Agjencisë Kundër Korrupsion një informatë mbi biznesin privat të lëshuar nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë me të cilin vërtetonte se ai ka mbyllur biznesin privat dhe me këtë kishte shmangur konfliktin e interesit.

Agjencia Kundër Korrupsion nuk përjashton mundësinë që ky rast të rihapet nëse paraqiten rrethana të reja.