Mesdheu | Foto: Wikipedia

Spanja Shpëton 500 Emigrantë në Detin Mesdhe

Autoritetet spanjolle thonë se rreth 500 emigrantë janë shpëtuar nga anijet e shpëtimit, pasi ata tentuan të kalojnë përmes detit Mesdhe nga Afrika.

Francisco Bernabe, përfaqësuesi spanjoll në rajonin e Murcias, thotë se 461 emigrantë kanë mbërritur në portin jugor të Kartagjenës të shtunën, pasi u shpëtuan nga 44 anije të ndryshme.

Anijet drejt Spanjës, thuhet se u nisën nga Algjeria.

Kryqi i Kuq u vendos në port për t’u ofruar ndihmë emigrantëve.

Ndërsa edhe 40 emigrantë u kapën në dy anije në ngushticën e Gjibraltarit.

Bernabe e quajti valën e emigrantëve “një sulm të koordinuar dhe të papranueshëm në kufijtë” spanjollë.