Një burrë me plis kalon pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës të mbuluar nga një flamur i Kosovës – Foto: REL/AP

Sot Vendoset Flamuri Tek Rrethi në Prishtinë

Flamuri i Kosovës pritet të vendoset sot tek vendi i njohur si “rreth i madh në Prishtinë”.

Kjo është  bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi për media.

“Konform Ligjit nr 03/L-132, është kërkuar nga Protokolli i Shtetit ta zbatojë ligjin sipas kompetencave të tij dhe të bëjë vendosjen e flamurit shtetëror me rastin e festës shtetërore. Pra do të vendoset edhe një shtizë te rrethi kryesor i Prishtinës, me parametra adekuate”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.