Dënohet Oliver Ivanoviq

Mbetjen në arrest shtëpiak të Ivanoviqit e kërkoi në gjykatë avokati i tij Nebojsha Vlajiq.

“Klienti im edhe pse e ka ditur që mundet të dënohet edhe me vdekje, nuk ka ikur dhe është paraqitur në gjykatë. Unë ju garantoj që ai nuk do të ikë dhe kështu t’i vendoset masa e arrestit shtëpiak,” tha Vlajiq.

Gjyqtarja e EULEX-it Roxana Comsa vendosi që Ivanoviqin t’ia vazhdojë masën e arrestit shtëpiak deri në plotfuqishmërinë e vendimit të gjykatës për të.

Ivanoviq u dënua për krime lufte të kryera në vitin 1999 me 9 vjet burg

12:15

Gjyqtarja e EULEX-it Roxana Comsa tregoi përse Ivanoviqit iu shqiptua dënimi prej nëntë vjetësh burgim.

“Oliver Ivanoviqi është gjetur fajtor për krime lufte në jug të Mitrovicës, ndërsa sa i përket dy pikave tjera nuk është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se i njëjti ka shtyrë, apo ka nxitur në vrasje dhe dëbime të shqiptarëve,” tha ajo.

Ivanoviq akuzohej për krime lufte të kryera në vitin 1999 dhe për nxitje në vrasje të rëndë dhe dhe tentativë vrasje të rëndë në vitin 2000.

Edhe për katër të akuzuarit tjerë gjykata arsyetoi shpalljen e pafajësisë.

Jashtë gjykatës ka forca të shumta të njësive speciale të Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe ushtarë të KFOR-it.

11:58

Të pafajshëm u shpallën edhe Aleksandar Lazoviq dhe Ilija e Nebojsha Vujaçiq

11:48

Dragolub Delibashiq u shpall i pafajshëm, ngase gjykata konstatoi se gjatë procesit gjyqësor nuk u vërtetua se ka nxitur vrasje.

11:33

Oliver Ivanoviq përveç dënimit për krime lufte, për pikat tjera me të cilat ngarkohej u shpall i pafajshëm.

11:28

Ivanoviq u shpall i pafajshëm për pikën e dytë të aktakuzës- nxitje në vrasje të rëndë, ngase sipas gjykatës nuk janë vërtetuar faktet.

11:18

Do të vazhdojë shpallja e vendimit të gjykatës edhe për pikat tjera me të cilat ai ngarkohet.

10:48

Për shkak të mungesës së zërimit, përkthyesit do të ulen në mes të sallës dhe do të flasin me zë më të lartë.

10:28

Gjyqtarja Comsa tha se do të kthehen shumë shpejt pasi të evitohet problemi me zërimin.

Sipas gazetarit të KALLXO.com në sallën e gjyqit Ivanoviqi duket në humor të mirë pas ardhjes.

10:20

Sipas gazetarit të KALLXO.com përveç familjarëve të të akuzuarve në sallën e gjyqit ndodhet zyrtari ndërlidhës i Serbisë në Kosovë Dejan Paviçeviq.

E pranishme është edhe kryesuesja e Kuvendit të Mitrovicës Veriore dhe nënkryetarja e Partisë SPD të Ivanoviqit Ksenija Bozhoviq.

Ka forca të shumta të policisë jashtë e brenda sallës, ndërsa seanca ende nuk ka filluar.

09:30

Oliver Ivanoviq akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e shqiptarëve etnikë në Mitrovicë më 14 prill 1999 gjatë bombardimeve të NATO-s, kur supozohet se ishte lider i një njësie paraushtarake policore.

Ivanoviq akuzohet gjithashtu, bashkë me Dragolub Delibashiqin për nxitje të vrasjes së shqiptarëve etnikë gjatë trazirave që shpërthyen pas luftës më 3 shkurt 2000, kur shumë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Aleksandar Lazoviq dhe babë e bir Ilija dhe Nebojsa Vujaçiq, gjithashtu po përballen me akuza për vrasje ose tentativë për vrasje.

Dje policia në Mitrovicë tha për KALLXO.com se ka hartuar një plan operativ për mbarëvajtjen e seancës ku do të shpallet vendimi për Ivanoviqin.

http://kallxo.com/plan-sigurie-per-gjykimin-e-ivanoviqit/

Për akuzat me të cilat ngarkohej Ivanoviq, Gazeta Jeta në Kosovë zhvilloi një hulumtim në shkurt të vitit 2014.

Rrëfimet Që Çuan në Kapjen e Ivanoviqit

Gjatë gjykimit disa nga dëshmitarët thanë se e kanë parë Ivanoviqin në vendet ku ndodhën krimet, por avokati i Ivanoviqit Nebojsha Vllajiq vazhdimisht ka thënë gjatë gjykimit se me dëshmi të tilla klienti i tij nuk mund të dënohet.

http://kallxo.com/ne-gjykimin-e-oliver-ivanoviqit-deshmitari-tregon-si-iu-vra-gruaja/

http://kallxo.com/deshmitari-qan-ne-gjykimin-e-oliver-ivanoviqit/

http://kallxo.com/deshmitarja-thote-se-e-pa-oliver-ivanoviqin-me-uniforme-policie/

http://kallxo.com/deshmi-nga-suedia-ne-gjykimin-e-oliver-ivanoviqit/