Nga zgjedhjet e kaluara | Foto: Atdhe Mulla

Sot Shpërndahen Fletëvotimet Nëpër Komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpërndajë sot materialin sensitiv të zgjedhjeve të 22 tetorit nëpër depot komunale.

Më herët për zgjedhjet e nesërme është shpërndarë edhe materiali tjetër që konsiderohet jo i ndijshëm.

Në këto zgjedhje janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për kuvende komunale, në komunat e Kosovës.

Në ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.

Gjithashtu, janë trajnuar 17 mijë e 635 komisionarë. Ndërsa, janë akredituar mbi 33 mijë vëzhgues.