Sot Shpallet Aktgjykimi për Tentim-Vrasjen e Mimoza Kusarit

Pasi që mbrojtja dhe prokuroria kanë dhënë fjalën përfundimtare, trupi gjykues sot do ta shpallë aktgjykimin ndaj të akuzuarit Mikel Qupi për tentim-vrasjen e deputetes Mimoza Kusari- Lilës dhe të Prenk Radit.

Shpallja e aktgjykimit pritet të bëhet në ora 14:30 në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

Mikel Qupi akuzohet se u mor vesh me dy shtetas të Shqipërisë për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës gjatë muajit korrik të vitit 2015.

Për vrasjen e ish-kryetares së Gjakovës, Qupi sipas Prokurorisë u premtoi 300 mijë euro dy shtetasve shqiptarë, njëri nga të cilët ishte Gramoz Nukshiqi.

Qupi ka mohuar fajësinë në vazhdimësi gjatë procesit gjyqësor.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi nga ky proces gjyqësor. Raportet mund t’i gjeni në këtë link.