Foto-ilustrim

Sot Përurohet Segmenti i Rrugës Prishtinë-Pejë

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, por edhe zyrtarë tjerë të lartë shtetërorë pritet sot të marrin pjesë në ceremoninë e përrurimit të segmentit prej 3.5 kilometrash të autostradës Prishtinë- Pejë.

Lajmin e përurimit e ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës.

Punimet në këtë rrugë janë zvarritur për shumë vjet, ndërsa kur Ramush Haradinaj vizitoi Ministrinë e Infrastrukturës më 13 shtator, kërkoi nga ministri dhe bashkëpartiaku Pla Lekaj që punët infrastrukturore të mos zhagiten më.

Haradinaj atë ditë e pranoi që në Rrugën Prishtinë- Pejë janë shkaktuar vonesa.

“Obligimi i ndërmarrë i Kosovës me BERZH-in, por edhe ndërtimi i kësaj rruge duhet të bëhet në kohën e duhur. Janë në një ritëm të ngadalshëm dhe jo aq serioz që kanë ndodhur deri më sot”, tha atëherë Haradinaj.

KALLXO.com kishte shkruar edhe për ankesat e banorëve të disa fshatrave për qasje më të lehtë në segmente tjerë të kësaj autostrade.

http://kallxo.com/banoret-e-dy-fshatrave-protestojne-per-qasje-ne-magjistrale/

http://kallxo.com/zharku-premton-zgjidhje-per-qasje-ne-magjistrale/