Xhavit Haliti | Foto: KALLXO.com

Sot Pasdite Seanca në Lidhje me Dëbimin e Shtetasve Turq

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që debatin në lidhje me depërtimin e gjashtë shtetasve turq ta zhvillojë sot prej orës 14:00.

Kryesia e Kuvendit u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e 40 deputetëve të Kosovës që në Kuvend të debatohet për depërtimin e shtetasve turq javën e kaluar.

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti pas mbledhjes së Kryesisë tha se seanca është caktuar sot në orën 14:00.

Shtetasit turq që u arrestuan të enjten në një aksion të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe AKI-së u deportuan për arsye të rrezikimit të sigurisë kombëtare.

Ata ishin pjesë e Kolegjit “Mehmet Akif” dhe shkollave tjera të lidhura me të.

Familjarët e të dëbuarve u kanë kërkuar deputetëve të formojnë komision parlamentar për hetimin deportimit të të afërmve të tyre në Turqi.