Foto: RTV 21

Sot Nderohen të Pagjeturit te Përmendorja për ta

Për të pagjeturit do të bëhen sot homazhe te përmendorja për ta në qendër të Prishtinës.

Te kjo përmendore do të përkulen sot në shenjë nderimi Presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Komisionit për të Pagjeturit Prenk Gjetaj dhe përfaqësues të shoqatave të të pagjeturve.

Në Kosovë të pagjetur nga lufta e viteve 1998-1999 konsiderohen 1560 persona.