Zona kufitare me Malin e Zi | Foto: KALLXO.com

Sot Mund të Caktohet Seanca për Demarkacionin

Kryesia e Kuvendit mund të mblidhet sot për të caktuar seancën për votim të demarkacionit me Malin e Zi.

Kështu kanë konfirmuar për rtv21.tv burime brenda Kuvendit.

Sipas këtyre burimeve seanca për demarkacionin me gjasë do të caktohet javën e ardhshme, pasi për këtë javë janë të parapara dy seanca të rregullta, përfshirë atë për shqyrtimin e buxhetit për vitin 2018, e cila mbahet sot.

Në raportin e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, të prezantuar dje para qeverisë, thuhet se marrëveshja aktuale nuk është në përputhje me vijën administrative kufitare të ish-krahinës socialiste të Kosovës./21Media