Sot Mot Veror

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i ngrohët dhe me diell.

Në mëngjes do të ketë mjegull, kurse gjatë ditës në pjesën më të madhe të vendit do të jetë kryesisht me diell.

Temperatura më e ulët do të jetë nga 5 deri në 10 gradë Celcius, kurse ajo më e larta e ditës nga 20 në 24 gradë.

Ndërsa, nesër do të mbajë mot kryesisht me diell, kurse pasdite me re dhe me shira lokale.

Të martën do të jetë mot i ndryshueshëm me intervale diellore dhe më i freskët.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të përshtatshme për shumicën e pacientëve kronikë.

Disa probleme mund të ndjehen nga njerëzit me sëmundje të zemrës dhe me sistem labil nervor./21Media