Zgjedhjet për kryetarë të Gjykatës së Apelit dhe asaj të Gjilanit | Foto: KALLXO.com

Sot Gjykata e Apelit dhe e Gjilanit Bëhen me Kryetarë

Sot Gjykata e Apelit dhe ajo e Gjilanit mund të bëhen me kryetarë pasi në mbledhjen e sotme të KGJK-së do të votohet për kandidatët për këto pozita.

Kandidaturën për kryetar të Gjykatës së apelit e kanë paraqitur Xhevdet Abazi, Hasan Shala dhe Tomka Berisha, ndërsa për drejtimin e Gjykatës Themelore në Gjilan konkurrojnë Naser Maliqi, Veli Kryeziu, Aziz Shaqiri dhe kryetari aktual Zyhdi Haziri.

Në Këshillin Gjyqësor aktualisht po diskutohet për kandidatët e këtyre dy pozitave, ndërsa më pas do të zhvillohet votimi.

Kryetarët e gjykatave tjera themelore u zgjodhën në dhjetor të vitit që shkoi.

http://kallxo.com/perzgjidhen-kryetaret-e-gjykatave-te-kosoves/

Konkursi për kryetar të themeloreve dhe Gjykatës së Apelit u hap në nëntor 2016.

http://kallxo.com/shpallet-konkurs-per-kryetare-te-gjykatave/

Në dhjetor KALLXO.com hulumtoi kandidatët për kryetarë të gjykatave themelore dhe nga ky hulumtim doli se disa prej tyre kanë të shqiptuara masa disiplinore.

Nga kandidatët për kryetar të Gjykatës Themelore në Gjilan masë të shqiptuar qortimi ka vetëm Veli Kryeziu, ndërsa Xhevdet Abazi dhe Tomka Berisha që pretendojnë kreun e Gjykatës së Apeilit gjithashtu kanë masë qortimi.

http://kallxo.com/kandidate-mase-qortimi-ne-garen-per-kryetare-te-gjykatave/

Përpara se të diskutohej për kandidatët që synojnë të udhëheqin Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën Themelore në Gjilan, Këshilli Gjyqësor i Kosovës miratoi me 9 vota për dorëheqjen e gjyqtarit Faik Hoxha.

Faik Hoxha ishte gjyqtar në departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa më 10 janar dha dorëheqje të parevokueshme për shkaqe shëndetësore.