Ish rektori Enver Hasani, në gjykatë. Foto: Kallxo.com

Sot Fjala Përfundimtare në Gjykimin e Enver Hasanit për Librat

Sot pritet të paraqitet fjala përfundimtare në gjykimin e Enver Hasanit për librat e përkthyera të UP-së.

Në gjykimin e ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës Enver Hasani për librat e përkthyera nga anglishtja për studentët e këtij universiteti, sot pritet të paraqitet fjala përfundimtare.

NDËRLIDHUR

Në këtë proces gjyqësor Enver Hasani, Albert Rakipi e Hakif Veliu akuzohen për mashtrim në lidhje me tenderin për përkthimin e librave.

Në seancën e kaluar të këtij gjykimi të zhvilluar të martën, dëshmoi rektori aktual i Universitetit të Prishtinës Marjan dema.

Dema për kontratën në lidhje me përkthimin e librave që iu dha ISN-së nga Tirana e bëri fajtor Enver Hasanin, ndërsa foli për takime nëpër restorante në të cilat edhe vetë mori pjesë, ndërsa në to sipas Demës u vendos kujt t’i jepet tenderi.

Dema: Enver Hasani Vetë e Krijoi dhe e Kontrolloi Kontratën e Përkthimeve

Enver Hasani, por edhe Albert Rakipi dhe Hakif Veliu u deklaruan të pafajshëm në dhjetor të vitit 2015.

Enver Hasani Deklarohet i Pafajshëm

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Enver Hasani në cilësinë e rektorit të UP-së, Hakif Veliu si shef i Zyrës së Prokurimit në UP dhe Albert Rakipi si drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN), si persona zyrtarë dyshohet se kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i Librave nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe për Nevojat e Universitetit të Prishtinës” të datës 5 dhjetor 2008.

Në kontratë vlera e saj ishte përcaktuar 500 mijë euro, ndërsa çmimi i pagesës për njësi -1000 fjalë 12.65 euro.

Gjithnjë sipas aktakuzës së prokurorisë, të pandehurit sipas marrëveshjes paraprake kanë lidhur një kontratë të re në të cilën kanë shfrytëzuar numrin e njëjtë të protokollit dhe datën e njëjtë të kontratës origjinale duke ndryshuar nenin 17 të kontratës, ashtu që në vend të çmimit për njësi – 1000 fjalë 12.65 euro, kanë shënuar çmimin për njësi -1000 karaktere 12.65 euro.

Në aktakuzë pretendohet se ky ndryshim çmimi i ka mundësuar përfitim më të madh Institutit për Studime Ndërkombëtare.

13 Tetor 2017 - 09:39

Labinot Leposhtica 13/10/2017 - 09:39
NDËRVEPRIMI6

Sot Fjala Përfundimtare në Gjykimin e Enver Hasanit për Librat

by Labinot Leposhtica
NA NDIQNI

Send this to a friend