Sot Dita e Fundit për Faljen e Borxheve

Sot përfundon afati për faljen e borxheve publike për personat juridikë dhe fizikë në Kosovë, të akumuluara prej datës 31 dhjetor 2008.

Ky afat ishte paraparë deri 1 shtator por meqenëse nesër është festa e Kurban Bajramit, ky afat përfundon sot pasdite.

Deri në muajin gusht ishin rreth 600 mijë raste, të cilët kanë përfituar nga falja e borxheve.