Rektorati i UP-së | Foto: KALLXO.com

Sot, Dita e Fundit për Avancime në UP

Në mbledhjen e rregullt të Senatit të UP-së sot do të diskutohet për zgjedhjen/avancimin e stafit akademik të këtij universiteti në bazë të konkursit të 24 nëntorit të vitit 2016.

Ky konkurs, ka afat kohor edhe gjatë ditës së sotme më 9 qershor  2017 për të përfunduar zgjedhjen/avancimin e stafit akademik të UP-së.

Si pikë e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i kërkesës së Departamentit të Matematikës lidhur me moslejimin e pranimit të studentëve në Programin Matematikë Financiare për vitin akademik 2017/2018.

Po ashtu do të diskutohet edhe për tërheqjen e diplomave për të diplomuarit sipas programit 3.5 vjeçar, të cilëve me vendim të Senatit u është lejuar vazhdimi i studimeve sipas planprogramit me sistem 4 vjeçar në FSHMN.

Në mbledhje të Senatit pritet të merret vendim edhe për miratimin e zgjedhjes së prodekanit për çështje mësimore në Fakultetin e Edukimit.

Dje KALLXO.com shkroi se kandidate për t’u avancuar nga pozita asistente në profesoreshë asistente është edhe Venera Berisha-Muharremi, e motra e Faton Berishës, prorektorit për kërkime shkencore në Universitetin e Prishtinës.

http://kallxo.com/rasti-motres-se-prorektorit-diskutohet-per-te-dyte-ne-senat/